Libër për Kamnikun, fshati i Kolonjës pjesë e monumenteve të kulturës por është lënë në harresë

Për vlerat historike e kulturore, Sami Dake autor i një libri dedikuar fshatit Kamnik u bënë thirrje institucioneve që të kthejnë sytë nga kjo zonë. Kamniku është në listën e monumenteve të kulturës të kategorisë së parë por prej vitesh është lënë në harresë.

Kamniku është një vendbanim neolitik, i cili prej vitit 1973 është në listën e monumenteve të kulturës së kategorisë së parë.

Gjetjet arkeologjike dhe historinë e zonës Sami Dake i ka përmbledhur në një libër.

Gërmimet e vetme janë bërë gjatë viteve 1968-1970 në kohën e komunizmit dhe prej asaj kohe zona është lënë në harresë.

Për vlerat historike dhe kulturore që mbart, autori i librit, Sami Dake u bënë thirrje institucioneve që të kthejnë vëmendjen nga Kamniku.

Sami Dake po ashtu këshillon që Kamniku pikërisht për këto vlera duhet të jetë pjesë e kurrikulave shkollore.