“Celulë seksuale” në Korçë
Pas premierës dhe suksesit në Tiranë shfaqja “Celulë seksuale” është ngjitur në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë.
E cilësuar komedi e hidhur, vepra e Anna Longaretit dhe me regji të Donard Hasanit është aktuale për shoqërinë shqiptare pasi shpalos problematika të përditshmërisë së gjithësecilit.
Shfaqja ka në qendër katër gra të moshave të ndryshme, të cilat janë operatore telefonike dhe shesin lodra seksi.
Një rrugë në Bronks të SHBA merr emrin Fan Noli
10 Prill, 12:58
Përgjatë dialogjeve ato shpalosin marrëdhëniet midis tyre si dhe problemet me meshkujt dhe fëmijët.
"Mesazhi i mëmësisë është gjëja qëndrore që përcjell kjo pjesë. Ku është seksi fillon jeta, vijnë fëmijët, ndërtohet familja, aty është e ardhmja."
Jeta duhet jetuar me gjithë dimensionet e saj thonë aktorët teksa ftojnë në shfaqje publikun korçar.
"Edhe pse titulli është provokativ në shfaqje nuk ka as banalitete, as spekulime. Sado patriarkalë apo konservatorë i ftoj të vijnë se nuk do turpërohen nëse vijnë dhe me gratë e tyre. Shqiptarët e kanë zakon se kur ka llafe të pista nuk i marrin gratë me vete, mund ti marrin në këtë rast."
“Celulë seksuale” interpretohet nga aktorët Naum Shundi, Shegushe Bebeti, Delinda Disha, Jorida Meta dhe Françeska Hysi.

