Rei Bezhani, artisti që risjell Vaçe Zelën

Rei Bezhani e nisi karrierën e tij drejt muzikës që kur ishte vetëm 5 vjeç. Këngëtari numëron 16 çmime ndërkombëtare e kombëtare si dhe mbi 20 koncerte soliste ndër vite. I ftuar në emisionin “Jeto me Orën” Rei Bezhani na rrëfeu se  së fundmi ka risjellë 4 këngë të këngëtarëve te mëdhenj siç është Vaçe Zela, Luan Zhegu etj.

Rei i ka përzgjedhur këto katër këngë pasi i rinin më së miri me zërin e tij. Rei u shpreh se “Po ti dëgjosh këto këngë unë e kam ruajtur origjinalitetin e tyre sepse nuk kam dashur të dal jashtë kornizave të tyre”.

 Kënga që u pëlqye më së shumti nga ky projekt është ajo me titull “Djaloshi dhe shiu”.

Rrugëtimi i Reit në muzikë ka ardhur gradualisht dhe kjo gjë është vlerësuar nga publiku pasi komercialiteti në muzikë ka mbizotëruar tashmë. Ajo çka Rei ka arritur deri tani është se ka arritur të sfidojë veten e tij në shumë aspekte të karrierës së tij.

Kur Rei u kthye pas në kohë kujtoi momentet e tij të para kur u fut drejt muzikës, duke përmendur këtu pasionin për piano. 

Edhe pse pasioni për pianon ka mbizotëruar te ai që në vegjëli Rei e ka lënë mënjanë pasi në Shqipëri muzika klasike nuk vlerësohet.  Një bashkëpunim i suksesshëm i Rei Bezhanit është edhe ai me Irma Libohovën i cili është pritur shumë pozitivisht nga publiku.