“Të qeshim shqip”, ekspozohen 40 grafika të kopertinës së revistës “Hosteni”
Biblioteka Shqiptare e Piacenzës sjell ekspozitën “Qeshim shqiptarë”. 40 grafikat e kopertinës së revistës satirike shqiptare ‘Hosteni’, përcjellin historinë e vendit tonë gjatë regjimit komunist.
Grafikët janë kopjet origjinale të revistës prej mesit të viteve '70 e deri në vitin 1992 dhe ekspozohen për herë të parë jashtë kufijve shqiptarë.
Punimet mbajnë firmën e artistëve shqiptarë si Niko Nikolla, Bujar Kapexhiu, Agim Sulaj, Ilir Pojani, Donis Bubani, Bardhyl Fico, Sabaudin Xhaferri, Mehdi Belortaja, Dhimitër Ligori dhe shumë të tjerë.
Drejtori i Bibliotekës Shqiptare të Piacenzës, Alberto Spanjolli, i cili është dhe kurator i ekspozites tregon se u ngacmua nga larmia e titujve që zotëron fondi i gazetave e revistave shqiptare.

Një nga kopertinat simbol, është grafika e autorit Sabaudin Xhaferri që prezanton dy superfuqitë botërore SHBA e Rusi, në trupat e dy raketave luftarake, të lidhura me një pëllumb të bardhë paqje që dremit mes tyre.
"Edhe pse janë punime të shumë viteve më parë, tematika ndërkombëtare duket mjaft aktuale dhe sot", shprehet kuratori Alberto Spangoli.
Një vend të veçantë në ekspozitën "Qeshim shqiptare" e kanë zënë dhe librat në gjuhën italiane që flasin për Shqipërinë.
Punimet janë të hapura për publikun deri në fund të muajit prill.







