Kosovari trafik klandestinësh në Shqipëri, zbulohen 64 emigrantë brenda furgonit, i kapen dhe 3400 euro

Një 24-vjeçar u arrestua nga policia e Gjirokastrës pasi po drejtonte një fugon brenda së cilit u gjetën 64 emigrantë që kishin kaluar kufirin shqiptar në mënyrë të paligjshme. Në dy muajt e fundit në Gjirokastër janë kapur më shumë se 19 persona të akuzuar për transportimin e klandestinëve dhe janë zbuluar 136 emigrantë të paligjshëm të cilët nga Shqipëria synojnë të udhëtojnë në vendet e BE.

Një furgon mallrash përdorej për transportimin e 64 emigrantëve të cilët po tentonin të kalonin tranzit përmes Shqipërisë për të arritur një nga shtetet e Bashkimit Evropian.

Shoferi i mjetit, Egzon Isufi 24-vjeç nga Kosova ra në prangat e policisë së Gjirokastrës me akuzën e transportimit të emigrantëve të paligjshëm.

Mbrëmjen e së hënës policia kishte nisur ndjekjen dhe gjatë kontrollit në automjet, gjeti 64 emigrantët nga vendet e treta.

Veç 24-vjeçarit që po i transportonte shtetasit e huaj kundrejt pagesës, policia ka shpallur në kërkim edhe 2 bashkëpunëtorët e tij F. M., 34 vjeç, banues në Kosovë dhe E. Z., 27 vjeç, banues në Kukës.

Gjatë aksionit policia sekuestroi automjetin dhe një aparat celular si dhe 3.400 euro. Policia e Gjirokastrës ka kryer deri tani 14 aksione kundër trafikut të klandestinëve ndërsa nga shkurti  janë vënë në pranga 19 persona, 6 të tjerë janë shpallur në kërkim, si dhe janë gjetur 136 emigrantë të paligjshëm.

Kosovari trafik klandestinësh në Shqipëri, zbulohen 64

Kosovari trafik klandestinësh në Shqipëri, zbulohen 64