I kishte kaluar skandenca, bllokohen 10 ton miell në një furrë buke në Korçë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Prill 2022, 10:35
Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në qarkun Korçë ka bllokuar 10 ton miell me afat të kaluar përdorimi.
"Në vijim të monitorimit të situatës dhe garantimit të sigurisë ushqimore kreu kontrollin zyrtar në subjektin me inicial “B”, me aktivitet “Furrë Buke”, Korçë, ku gjatë kryerjes së procedurës në kushtet e flagrancës u konstatua se në ambientet e magazinimit të subjektit, u evidentua sasia prej 10 ton produkti “Miell” me afat të kaluar përdorimi".
Për shkeljet e konstatuara ndaj subjektit u vendos masë administrative 500’000 lekë si dhe u bllokua sasia prej 10 ton miell, produkt i pasigurt për konsum me destinacion asgjësimin.