Kina dërgoi raketa tokë ajër në Serbi, Rama: Nuk më shqetëson
A është i shqetësuar kryeministri Edi Rama për armatimin e Serbisë?
Pyetjes së gazetares së Ora News,Fjorela Beleshi Rama iu përgjigj se nuk kishte arsye përse të ishte I shqeësuar dhe vuri theksin tek bashkëpunimi për paqe në rajon.
Nuk jam I shqetësura për armatimin në fjalë. Nuk kam arsye përse të jem i shqetësuar sot për sot. Është shumë e rëndësishme të fryjmë erërat e paqes dhe bashkëpunimit në rajon. Është shumë e rëndësishme të mbajmë sa më shumë bashkë Ballkanin Perëndimor, edhe me ndihmën e mbështetjen e aleatëve tanë strategjikë. Nuk shoh si një sistem mbrojtjeje nga raketat mund të jetë shqetësues për ne.
KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE
Sa i takon Serbisë, ajo ka bërë dy hapa inkurajues në të dy votimet në Kombet e Bashkuara. Është domethënës fakti që Ballkani është bashkë, në pozicionet ndaj Rusisë, por sigurisht që Serbia ka një pozicion tradicional të ndryshëm dhe nuk kemi pritur luftën në Ukrainë për ta marrë vesh.
Gjërat duhen parë në kontekst e vlerësimet duhen bërë pa harruar kontekstin. Duhet të jemi të vendosur për të çuar përpara bashkëpunimin e paqes i cili është edhe më i rëndësishëm përpara këtij konflikti që ka nisur në Ukrainë.
Po a ka planifikuar një vizitë në Kiev?
“Ka të tjerë para meje që meritojnë të kenë këtë protagonizëm, Nëse do më vijë radha mua do ta bëja me shumë respekt e kënaqësi. Nuk është moment për tu zënë radhën të tjerëve”
Rama ndodhet në Berlin dhe pati një bashkëbisedim me gazetarët shqiptarë që e shoqëruan atë në këtë vizitë zyrtare.
