Zhupa: Deputetët detyrë të bashkojnë demokratët, e vetmja mënyrë për fitore në zgjedhje

Deputetja e PD, Ina Zhupa, është shprehur se ajo vetë personalisht  po bën të gjithë përpjekjet që brenda partisë të ketë bashkim.

Në një intervistë për Ora Neës, u shpreh se vetëm të bashkuar  mund të fitojnë zgjdhjet lokale që do të mbahen në vitin 2023.

Më tej tha se është detyra e çdo deputeti t bëjë përpjekje që demokratët të bashkohen.

Ina Zhupa: Jam duke bërë të gjitha përpjekjet, për bashkim. Këtu biem dakord të gjithë që ne vetëm të bashkuar mund të arrijmë që PD ta bëjmë fituese në zgjedhje lokale 2023. Demokratët e meritojnë këtë fitore dhe kanë për detyrë ta fillojnë nga bashkimi që vjen tani. Ndaj duhen krijuar të gjithë mekanizmat, dhe duhen shfrytëzuar mundësitë që demokratët të dakordësohen me njëri-tjetrin. Çdo bashki ka specifikat e veta dhe mendoj se është detyrimi i cilit do deputeti, pavarësisht pozicionimeve që ka brenda debatit të brendshëm, dhe të bëjë përpjekje që demokratët të bashkohen.

Zhupa theksoi se vota, dhe zgjedhja e strukturave me votë është i vetëm mekanizëm që zgjidhë situatën brenda partisë.

Ina Zhupa: Unë jam pro mundësisë që demokratët të bashkohen në një proces zgjedhor. S’kapem pas vendimeve apo datave. Dua që demokratët të kenë mundësinë për të  votuar dhe  një proces që i përfshinë të gjitha palët. Unë po bëj përpjekje për të bashkuar degën nga e cila kam dalë deputete. Mendoj se vota, dhe zgjedhja e strukturave me votë gjithëpërfshirëse është i vetëm mekanizëm që zgjidhë situatën. Duhet të kemi një qëllim që është fitorja e PD në zgjedhjet lokale dhe kjo duhet të na bashkojë.

Do kisha dashur një mbledhje të deputetëve të PD, duke mos përjashtuar as Bashës as Berishën. Do kisha dashur një mbledhje ku diskutohet për orë të tëra dhe flitet për problematikat që ka PD në këto ditë dhe kërkohet zgjidhje. Unë nuk jam e idesë që një  mbledhje grupi 45 minutash do të na zgjidhte problematikat e krijuar gjatë këtyre muajve.