“Përgjegjësia individuale”, Zhupa për Ramën: Mundohet të pastrojë fytyrën e tij. Po i kërkon SPAK të heqë dorë nga incineratorët
Deputetja e PD, Ina Zhupa tha se kongresi i PS, i mbajtur ditën e djeshme, 10 prill, ishte kongresi i kanabisit dhe i pastrimit të parave.
Në një intervistë për Ora News, Zhupa tha se në kongres qeveria tregoi se nuk ka asnjë plan përsa i përket krizës ekonomike në vend.
Ina Zhupa: Kongresi i PS, ishte kongresi i kanabisit dhe i pastrimit të parave të pista. Rama me dëshirat e tij, mund t’i bëj planet edhe për 50 sepse dëshira për pusht është shumë e madhe.
Rama ka arritur që të ketë për vete oligarkët, të ndërtojë një sistem për blerjen e votës, tani ka shpikur edhe Këshillimin Kombëtar, dhe merr ato që vendime që i duhen. Përveçse, se një kongres partiak, ishte një kongres që tregoi se PS nuk ka asnjë plan përsa i përket krizës ekonomike që ka vendi. Nuk ka asnjë plan afatgjatë për zhvillimin ekonomik social në vend. Ka vetëm nisma që janë në shërbim të trafikantëve e oligarkëve.
Në lidhje me deklaratën e Ramës, i cili ka thënë se kush shkel ligjin ta mbajë përgjegjësinë individualisht, Zhupa tha Kryeministri po kërkon pastrimin e fytyrës së vet nga afera e incineraorëve.
Sipas deputetes nëpërmjet deklaratave, Rama po i kërkon SPAK të heqë dorë nga incineratorët.
Ina Zhupa: Ishte pikërisht për të pastruar fytyrën e vet nga afera e incineratorëve. Nuk e pastron dot me fjalë atë që ka firmosur. Paratë i incineratorëve nuk do bëheshin nëse s’do kishin firmën e tij. Ramës i kanë shkuar dy ministra në burg dhe ky kryeministri nuk paska asnjë përgjegjësi, dhe nuk dika asgjë se çfarë ndodh. Çdo shqiptar e di sot se pavarësisht retorikës që përdor Rama për të thirrur në valle opozitën, është duke kërkuar mbrojtje për veten e vet, dhe po i kërkon SPAK që të heqë dorë nga incineratorët dhe të fokusohet në çështje tjera që nuk e prekin atë.

