Debatet brenda partisë, nesër deputetët e opozitës mbledhje në orën 13:00. Ja çfarë do të diskutohet

Ditën e nesërme, në orën 13;00 do të mbahet mbledhja mes deputetëve të PD, përfshirë Sali Berishën dhe Lulzim Bashën.

Lajmin e ka bërë me dije deputetja e PD, Ina Zhupa, në një intervistë për Ora Neës, tha se nesër në mbledhje do të diskutohet për debatet që kanë ndodhur brenda kësaj force politike në 6 muajt e fundit.

Ina Zhupa: Nesër kemi një mbledhje grupi në orën 13:00 nc selinë e PD dhe unë uroj e besoj që të jemi të gjithë bashkë, dhe të kemi mundësinë që të flasim sy më sy për ato që kanë ndodhur në këto 6 muajsh. Mos të ndikohemi duke vënë limite njëri-tjetrin se sa duhet të flasim dhe si duhet të flasim. Duhet të diskutojmë edhe për problemet e partisë por edhe për të ardhmen. Duhet të japim shembullin tonë  dhe të tregojmë që jemi të përgjegjshëm për mandatin që kemi marrë. Shpresoj që mbledhja nesër të jetë një reflektim, sepse mendoj se ka ardhur moment që t’I flasim njëri-tjetri sy më sy