Meksi: Qeveria e ka pasur sistemin e drejtësisë, ka faj edhe opozita që i la gjithë pushtetet
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, avokati Redon Meksi u shpreh se faji për gjendjen e drejtësisë në vend është edhe i opozitës.
Sipas tij, opozita doli edhe nga kuvendi duke i lejuar që qeveria të ketë pushtet absolut dhe të miratojë ligji pa gjykatën kushtetuese.
Meksi: Mendoj se faji për këtë situatë është edhe i opozitës. Ka bashkëpunuar vite më parë dhe i ka dhënë mundësi qeverisë që të vijë këtu. Unë kam qenë kundër reformës në drejtësi në ato vite sepse do t’i jepte fuqi qeverisë që të nxirrte çdo lloj ligji pa gjykatë kushtetuese.
Ndërkohë që opozita doli edhe nga kuvendi duke i dhënë më shumë fuqi qeverisë që të bëjë çfarë do të ketë qejf, të ndryshojë edhe kushtetutën. Drejtësia është xha e kapur nga qeveria, sepse kemi parë se si vepron Vettingu. Kemi parë raste që janë largua gjyqtarë për një faturë dhe nuk janë larguar me miliona.
