Bozheku: Në kongresin e PS kulti i individit, partia po ndërhyn në punët e drejtësisë

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, avokatja Enida Bozheku u shpreh e në kongresin e PS-së u artikulua kulti i individit.

Ajo tha se po shkojmë drejt një autokracie dhe se Rama së bashku me të partisë së tij po fusin hundët në punët e drejtësisë.

Bozheku: Kulti i individit u artikulua në mënyrën maksimale dhe ishte një mbivendosje e sistemit juridik dhe politikë bërjes, unë e shoh si një gjë të rrezikshme në vendin tonë. Po shkojmë në mënyrë vullnetare në një formë autokracie.

Nuk mund ta quaj ndryshe kur ti bashkë me anëtarë të partitë tende ndërhyn në punët e shtetit dhe drejtësisë. Nuk ka më ndarje pushteti, por mbivendosje.