A sakrifikohet martesa për hir të fëmijës? Qytetarët: Më mirë një fund i tmerrshëm sesa një tmerr pa fund
Prindërimi, për fëmijën ia vlen çdo lloj sakrifice. A ia vlen të sakrifikohet martesa për hir të fëmijës? Kjo ishte tema për ditën e sotme në rubrikën Vox Pop me Enkin në emisionin "Ditë e Re", në Rtv Ora.
Shumica prej qytetarëve thonë që më mirë duhet të ndahesh sepse është gjëja e duhur për të gjithë, por ka dhe nga ato qytetarë që thoshin se nuk është mirë të sakrifikohet martesa, duhet të durosh për hir të fëmijës por dhe prej asaj se çfarë thonë të tjerët, pra prej mentalitetit.
Ja disa mendime të tyre:
"Nuk rrihet për hir të fëmijës të vuash, nuk duhet të rrish skllave, një jetë është nuk është dy".
"Varet, se si reagon fëmija,në qoftë se fëmija do ishte i lumtur me babanë do të rrinte në qoftë se nuk do ishte i lumtur nuk do rrinte".
"Unë vij nga një familje e divorcuar, por është gjëja më e bukur sepse kur kemi qenë bashkë vetëm kanë qene zënë, tani rri vetëm me mamin dhe jam e lumtur".
"Më mirë një fund i tmerrshëm sesa një tmerr pa fund".
"Nuk rrihet me bashkëshorten, dal me shtëpi më vete, zgjidhja e martesë është një dramë më vete, ndaj të rinjtë kur të martohen te mendohen mirë sepse prishja e martesës është shkatërrim i shoqërisë.
"Gruaja ime del hu më hu dhe gardh më gardh po ca të bëj se e mbaj për hir të fëmijës".
"Gjithë jetën e dhunuar por fëmijët nuk ta dinë".
"Po do të rrija, jeta ime ca bëhet pa fëmijën, nuk ndahemi, duhet ta durosh për hir të fëmijës".
"Që mos ta ndash gruan duhet ta mbash si shërbyese".
