Bozheku: Krimi i organizuar operon me mbështetjen e politikës, kapin tendera dhe investime

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, avokatja Enida Bozhaku u shpreh se krimi i i organizuar kur operon në një terren të caktuar me ndihmën e funksionarëve publikë.

Sipas saj është e pamundur që krimi të veprojë pa këtë mbështetje politike, pasi merr investime publike dhe ndërtime.

Bozheku: Krimi i organizuar kur operon në një terren të caktuar nuk operon pa ndihmën e funksionarëve e publikë sepse është vetë qëllimi i këtyre organizatave që të ketë lidhje me ta, sepse në një territor kaq të vogël nuk mund të funksionojnë këto organizata pa mbështetjen e eprorëve politikë.

Paratë futen në sistem duke kapur tendera publikë dhe duke investuar në struktura dhe licenca e leje. Po ashtu marrin leje ndërtime dhe kë do të korruptosh? Strukturat që kanë në dorë këto ndërtime.