Scholz: Procesi i Berlinit i rëndësishëm. Rama: Ndahemi nga Maqedonia e Veriut nëse nuk hapen negociatat në qershor

Kancelari gjerman Olaf Scholz në një konferencë të përbashkët për mediet me kryeministrin Edi Rama në Berlin theksoi rëndësinë e Procesit të Berlinit.  Ai tha se ka ardhur momenti që Ballkani Perëndimor të anëtarësohet në BE.

Scholz: Çështja e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE e përmenda disa herë. Unë besoj që tani është momenti, që ka kaluar një kohë e gjatë dhe tani duhet të pasojë hapi tjetër. Mund t'iu siguroj që me fuqinë që kam dhe me gjithë mbështetjen e qeverisë federale që kjo të ndodhë vërtet. Përshtypja ime është që jetojmë në kohë të reja dhe ka të bëjë edhe me agresionin rus. Është rritur vëmendja në Evropë që ne duhet ta mbështesim njëri-tjetrin. Unë do të angazhohem në gjithçka që e mbështet Projektin e Berlinit.

Ndërsa kryeministri Rama theksoi edhe një herë se Shqipëria do të ndahet nga Maqedonia e Veriut nëse në qershor nuk hapen negociata për në BE formalisht.

Rama: Në rastin e ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut ju përgjigjën pozitivisht 65% e qytetarëve shqiptarëve në Këshillimin Kombëtar. Kjo do të ndodhë nga ana tonë vetëm nëse në qershor nuk do të hapen negociatat formalisht për Shqipërinë për shkak të Bullgarisë. Deri në qershor ne do të vazhdojmë të jemi në një linjë me Maqedoninë e Veriut që të dyja vendet duhet të marrin dritën jeshile. Nëse në qershor Bullgari do bllokojë rrugën ne do kërkojmë të na ndajnë sepse është diçka e pamundur që të përballohet gjatë.