Ju flet Moska - Erion Veliaj poston foton me Belindën, me fjalët e Beqir Ballukut para arrestimit
Erion Veliaj poston foton me Belindën, me fjalët e Beqir Ballukut para arrestimit ishte tema e kësaj të hëne në “Ju flet Moska” në RTV Ora, nga Kastriot Myftaraj.
Myftaraj: Erion Veliaj ka postuar një status ku shkruan “me motrën e lalit të vet, Belinda Ballukun dhe sikurse thonë tironësit, kush na ka inot, kështu na paftë notë për notë”.
Kjo shprehje ka një histori të bukur me gjyshin e Belindës. Beqir Balluku ishte ministër i mbrojtës dhe numri 3 i shtetit shqiptar pas Enver Hoxhës.
Enver hoxha në fakt i nxiste konflikte mes njerëzve që të shkonin të spiunonin dhe që ai t’i mbante nën kontroll.
Kur fjalë përhapeshin shumë krijohej një shqetësim për mungesë uniteti në udhëheqje, prandaj Balluku zgjaste dorën për të përqafuar Kadri Azbiun.
Kur erdhi koha që do të eliminohej Beqir Balluku dhe më vonë edhe Kadri Azbiu, filluan të përhapeshin sërish fjalë.
Beqiri e mori këtë foto dhe e mbante në zyrë dhe thoshte se hapin fjalë ka kontradikta me Kadri Azbiun, por thoshte se sikurse thonin tironësit “kush na ka inot, kështu na paftë përnotë”.
Në PS ka grindje dhe mungesë uniteti dhe po shkojnë në ato metodat e vjetra, kur u thotë Rama që të dalin foto bashkë dhe shpërndajeni se në udhëheqje ka unitet dhe nuk ka sherre.
