Te fallxhorja? 'Perlat' në Vox Pop: Mami im sa herë shkon zihet me babin për lekët.Jo, na ka bërë magji

A ke shkuar ndonjëherë te fallxhorja? Kjo ishte tema në rubrikën Vox Pop me Enkin në emisionin " Ditë e Re", në Rtv Ora.

Qytetarë të shumtë tregonin se nuk shkojmë te fallxhoret sepse fatin na e ka shkruajtur tjetër kush, por kishte dhe nga ata qytetarë që e konsiderojnë si antistres dhe shkojnë herë pas here. 

"Nuk shkoj te fallxhoret, as fëmija im nuk shkon . Pse duhet të shkoj ke fallxhorja, fatin ia ka shkruajtur tjetër kush".

"Jo nuk e preferoj atë punë fare, fallxhoren nuk e besoj."

" Unë shkoj ke fallxhorja se më tregon të gjitha, më tregon se kur do lidhem dhe kur do të ndahem."

" Sa për fallxhore kam shkuar dhe do të shkoj se e kam anti-stres."

" Mami im shkon shpesh dhe sa herë shkon zihet me babin se i thotë kanë lenë 15 mijë lekë atje ke fallxhorja."

" Nuk kam shkuar asnjëherë,  besoj në Zot, jo tek fallxhorja."

"Nuk shkoj ke fallxhorja se i ka bërë magji mamit."

" Nuk kam shkuar ke fallxhorja, me sa di dhe unë as gruaja nuk ka shkuar ndonjëherë."

" Nuk e di, babi im shkon shumë kë fallxhorja, nuk e di a shkonte për të parë fatin apo për fallxhoren."