Strazimiri: Nuk e pengon integrimin Maqedonia e Veriut, Shqipëria po mbytet nga korrupsioni

Kryeministri Rama theksoi sot se Shqipëria do të ndahet nga Maqedonia e Veriut nëse rruga e integrimit nga vetoja bullgare.

Në konferencën për mediet me kancelarin gjerman Olaf Scholz të mbajtur në Berlin, Rama tha se nuk mund të mbyllemi në shtëpi prej problemeve mes fqinjëve.

Gent Strazimiri, anëtar i Komisionit të Rithemelimit në një intervistë në RTV Ora me gazetaren Beti Njuma u shpreh se nuk është Maqedonia e Veriut ajo që mban peng integrimin e Shqipërisë në BE.

Strazimiri: Edhe sikur të ishte Maqedonia E veriut nuk e di se çfarë kompetence ka kryeministri i Shqipërisë që në BE të ndajë veç dosjen e Maqedonisë së Veriut nga ajo e Shqipërisë. Shqipëria është një vend i cili që nga viti 2013 e deri më sot vetëm rri në listën e vendeve që po mbyten nga korrupsioni, varfëria, kriminaliteti. Po i largohet gjithnjë e më shumë standardeve që do duhet të na përafronin me Evropën. Të gjesh artificie të tilla që po na pengon Bullgaria sepse ka inat me Maqedoninë e Veriut mua nuk më duket as serioze as e vërtetë.

Rreth 65% e shqiptarëve ju përgjigjën pozitivisht pyetjes a duhet të ndahet Shqipëria nga Maqedonia e Veriut gjatë plotësimit të pyetësorëve në kuadër të nismës të Këshillimit Kombëtar.