Ukraina: Viktima të shumta raportohen në Kharkiv pas sulmeve të vazhdueshme
Shumë njerëz kanë vdekur në sulmet e bombardimeve të vazhdueshme në Kharkiv sot, tha kryebashkiaku i rajonit.
Igor Terekhov shtoi se një fëmijë ishte në mesin e atyre që ishin vrarë nga sulmet me raketa.
Kharkiv, i cili është qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, është shkatërruar nga sulmet që nga fillimi i luftës.
Ndërkohë Rusia ka pretenduar se Ukraina, me ndihmën e inteligjencës britanike, po përgatit akuza të reja false për dhunën ruse kundër civilëve.
“Provokime të reja të inskenuara false që akuzojnë forcat e armatosura të Federatës Ruse për gjoja trajtim mizor të popullsisë së Ukrainës po përgatiten nga regjimi i Kievit nën udhëheqjen e shërbimeve speciale britanike në territorin e rajonit Sumy”, tha ministria ruse e mbrojtjes.
Forcat ruse janë akuzuar për kryerjen e krimeve të luftës në Ukrainë – diçka që ajo e ka mohuar vazhdimisht.
