Shiste ëmbëlsira me hashash, arrestohet 56-vjeçari

Një 56-vjeçar që shiste ëmbëlsira me hashash me mbishkrimin Covid është arrestuar nga karabinierët e Romës.

Gjatë kontrollit, në pjesën e motorit të makinës policia gjeti 10 shkopinj hashash, gjithsej 1 kilogram, të gjitha me mbishkrimin Covid.

56-vjeçari nga Roma, person  i njohur për policinë po qarkullonte në Acilia me makinën e tij kur u ndal nga karabinierët.

Policia vuri re se  ai ishte nervoz dhe, duke kontrolluar automjetin, zbuluan drogën dhe pak më shumë se një mijë euro në xhaketë.

Për 56-vjeçarin u vendos masa "arrest shtëpiak" dhe është në pritje të gjykimit.