Jeff Bezos dhe Elon Musk propozojnë kthimin e administratës së Twitter në një strehë për të pastrehët
Dy njerëzit më të pasur në botë po promovojnë ide për të trajtuar çështjen e madhe të të pastrehëve duke propozuar që administrata e Twitter-it të kthehet në një strehë për të pastrehët.
Themeluesi i Amazon.com Inc., Jeff Bezos, mbështeti të dielën idenë, të paraqitur fillimisht nga Elon Musk, i cili së fundi u bë aksioneri më i madh i Twitter, për të transformuar selinë e faqes së sipërpërmendur të rrjeteve sociale në San Francisko në një strehë për të pastrehët, pasi pak njerëz punonin atje gjatë pandemisë.
Bezos postoi një artikull nga blogu i teknologjisë GeekWire që u postua në maj 2020 në lidhje me Qendrën Familjare "The Mary's Place" në The Regrade, pranë selisë së kompanisë në Seattle.
Bezos tha se nisma funksionoi mirë dhe e bën më të lehtë për punonjësit që duan të dalin vullnetarë.
Ai sugjeroi gjithashtu konvertimin e të paktën një pjese, nëse jo të gjitha, të zyrave administrative të Twitter-it në një strehë për të pastrehët.
Musk u pajtua me idenë në një postim tjetër, duke e quajtur atë një "ide të mirë".
Musk, i cili ka më shumë se 81 milionë ndjekës në Twitter, nisi një sondazh të shtunën duke u kërkuar përdoruesve të votojnë për konvertimin e ndërtesës së administratës së Twitter.
Më shumë se një milion përdorues iu përgjigjën sondazhit në më pak se një ditë, me më shumë se 90% që votuan pro.
Musk është CEO i prodhuesit të automjeteve elektrike Tesla Inc., dhe ai shpesh poston për kompaninë e tij dhe çështje të tjera. Shpesh ai është i paqartë nëse gjërat i ka seriozisht apo bën shaka.
Këtë herë, megjithatë, Musk e bëri të qartë se nuk ishte shaka. “Unë e kam seriozisht këtë çështje”, tha ai në një postim për të njëjtën temë dje.
Një sondazh i veçantë dje nga Musk pyeti përdoruesit nëse shkronja "w" duhet të hiqet nga fjala "Twitter" duke dhënë një votë "po" dhe "sigurisht".
Musk të shtunën propozoi një sërë ndryshimesh në shërbimin e abonimit premium të Twitter (Blue premium), duke përfshirë uljen e çmimit të tij, ndalimin e shfaqjes së reklamave dhe duke bërë të mundur pagesën në kriptomonedhën dogecoin.
Musk ka vendosur të mos i bashkohet bordit të Twitter-it, tha në një postim dje, Parag Agrawal shefi ekzekutiv i faqes së lartpërmendur të rrjeteve sociale.
Musk, i cili deklaroi se zotëron 9.2% të aksioneve të Twitter disa ditë më parë, iu ofrua një vend në bord të shtunën.
Megjithatë, “Elon njoftoi të njëjtin mëngjes se nuk do të bashkohej me bordin”, tha Agrawal në një postim në Twitter.