Gazeta gjermane punëson gazetare ruse që protestoi kundër luftës në Ukrainë
Gazeta gjermane 'Die Welt' ka punësuar gazetaren ruse, atë që ndërpreu transmetimin e lajmeve në televizionin shtetëror rus duke mbajtur një tabelë që protestonte kundër pushtimit të Ukrainës.
Marina Ovsyannikova u gjobit me 30,000 rubla (213 £) pasi ajo u shfaq pas prezantueses së Channel One me një pankartë që denonconte pushtimin e Ukrainës.
Në pankartën që mbante zonja Ovsyannikova shkruhej në anglisht: "Jo luftë. Rusët kundër luftës".
Sot, gazeta gjermane Die Welt konfirmoi se zonja Ovsyannikova ishte punësuar si korrespondente.
Pronari i gazetës, Axel Springer, tha në një deklaratë:
"Marina Ovsyannikova po mbron atë që po bëjnë dhe ukrainasit në Ukrainë, pra po mbrojnë lirinë. E shoh si detyrë timen si gazetar të dal në mbrojtje të kësaj lirie.”
