I fiksuar pas volejbollistes së Serisë A, arrestohet 55-vjeçari, punonjës i një banke

Një 55-vjeçar nga Novara u arrestua nga karabinierët me akuzën e përndjekjes së volejbollistes 23-vjeçare të Serisë A, Alessia Orro.

Burri u bllokua nga karabinierët në Villasanta, në Brianza, kur për të disatën herë po e përndiqte atleten, e cila jeton në provincën e Monzës. 

“Ishte e dhimbshme rihapja e një plage të vjetër, por jam jashtëzakonisht e lumtur që tani për tani ka marrë fund”, ka komentuar volejbollistja në rrjetet sociale.

Arrestimi u shkaktua teksa vajza po hynte për stërvitje në sallën sportive “Arena di Monza”.

Pas identifikimit të burrit në parkingun e strukturës, kanë ndërhyrë karabinierët dhe i kanë vënë prangat.

55-vjeçari, punonjës në një bankë në Novara i cili kishte përfunduar në "arrest shtëpie" dhe në 2019 për  përndjekjen e Alessia Orros, kishte rifilluar ta ndiqte vajzën dhe t'i dërgonte mesazhe në rrjetet sociale.

Dhe as kur sportistja e bllokoi, ai nuk hoqi dorë, madje u bë më agresiv duke kaluar në tone fyese dhe ofendime . 

Prej vitesh, 55-vjeçari ka qenë i fiksuar pas sportistes dhe i bindur, siç shpjegon ai, se ajo është “gruaja e jetës së tij”.

Pas arrestimit, 55-vjeçari, me urdhër të Prokurorisë Publike të Monzës, është transferuar në burg, në pritje të seancës së vlefshmërisë.

I fiksuar pas volejbollistes së Serisë A, arrestohet