Italia i ngrin pasurinë miliarderit rus dhe djalit të tij pilot i Formula Uno. Kompleksi rezidencial 105 mln euro
Nga Alba Kepi Përditësimi i fundit 11 Prill 2022, 15:38
Italia ngrin pasuritë e Dmitry Arkadievich Mazepin, e djalit të tij Nikita Dmitrievich Mazepin, pilot i formula Uno.
Në zbatim të rregullores së Bashkimit Europian, (UE) n. 269/2014, Italia ka lëshuar urdhërin e mbajtjes në bllokim të një kompleksi rezidencial të tyre, i banueshëm në qytetin e Olbia (SS), komuna Portisco, në ishullin e Sardenjës.
Vlera e këtij kompleksi rezidencial llogaritet të jetë 105 milionë euro.

