37-vjeçari implanton mikroçipin që i lejon të paguajë me dorën e tij

Patrick Paumen shkakton interes sa herë që paguan diçka në restorant apo dyqan.
Kjo pasi 37-vjeçari nuk ka nevojë të përdorë kartën bankare apo celularin për të paguar. Në vend të kësaj, ai thjesht vendos dorën e majtë pranë lexuesit të kartave dhe pagesa kryhet.
"Reagimet e arkëtarëve janë të paçmueshme", thotë Paumen, një roje sigurie nga Holanda.
Ai është ën gjendje të paguajë duke përdorur dorën e tij pasi në vitin 2019 ka injektuar një mikroçip pagese nën lëkurë.
"Procedura dhemb njësoj sikur dikush të shtrëngon lëkurën", tha Paumen.
Mikroçipi u implementua për herë të parë te njeriu në vitin 1998, por vetëm gjatë dekadës së fundit teknologjia ka qenë e disponueshme në treg.
Firma britaniko-polake, Walletmor, thotë se vitin e kaluar u bë kompania e parë që i ofroi çipat e pagesave të implantueshme për shitje.
“Implanti mund të përdoret kudo ku pranohen pagesa jo cash."
Çipi i Walletmor, i cili peshon më pak se një gram dhe është pak më i madh se një kokërr orizi, përbëhet nga një mikroçip i vogël dhe një antenë e mbyllur në një biopolimer - një material me burim natyral, i ngjashëm me plastikën.
Nuk kërkon bateri ose burim tjetër energjie. Firma thotë se deri tani ka shitur më shumë se 500 çipa, shkruan BBC.


