Zelensky: Këtë javë vendoset fati ynë
Presidenti Zelensky pretendon se këtë javë do të zhvillohet një betejë vendimtare në lindje të vendit për popullin ukrainas. Disa imazhe satelitore tregojnë edhe zhvendosjen e trupave ruse dhe mobilizimin e tyre në Donbas.
Presidenti i Ukrainës Zelensky i ka thënë popullit të tij dhe gjithë botës se kjo javë do të jetë vendimtare në luftën kundër Rusisë.
Sipas kreut të shtetit, përballja është zhvendosur në lindje të vendit, atje ku pritet një luftë me precizion të lartë.
Zelensky: Kjo javë do të jetë më e rëndësishme se ajo që lamë pas. Do të jetë më e tensionuar dhe më vendimtare. Trupat ruse do të kalojnë në operacione edhe më të mëdha në lindje të vendit tonë.
Ukrainasit kanë shpërndarë disa video në të cilat ata janë duke u stërvitur për të luftuar në Luhansk, në lindje të vendit, një rajon pothuajse i kontrolluar nga rusët dhe që u vetëshpall republikë 2 muaj më parë.
Të dielën disa imazhe satelitore mundën të kapnin një autokolonë të tankeve dhe mjeteve të rënda ruse duke shkuar në jug të Ukrainës.
Sipas Forcave të Armatosura të Ukrainës, trupat ruse po mobilizohen në rajonin e Donbasit.
Përsëri sipas pamjeve satelitore vihen re disa tanke e helikopterë të cilët nuk raportohet se kanë qenë javën e kaluar.
Siç bëjnë me dije mediet ukrainase, një pjesë e pajisjeve ushtarake ishin fshehur në brezin pyjor.
