Vrau të dashurin e ish-të dashurës, dënohet me burg të përjetshëm 19-vjeçari. Shuma marramendëse që do i japë familjes së viktimës

Patrick Mallardo, 19 vjeç, u dënua me burgim të përjetshëm, pasi akuzohet për vrasjen e të dashurit të ish-të dashurës së tij Daniele Tanzi. 

Sopas mediave të huaja, Tanzi u vra me 33 plagë me thikë më 5 maj 2021 në një fabrikë të braktisur në periferi të Parmës. 

Mallardo, sipas vendimit të Gjykatës së kryesuar nga gjyqtari Alessandro Conti, përveç shpenzimeve gjyqësore, do të duhet të paguajë një tarifë provizore prej 300 mijë euro për nënën e Tanzi dhe 300 mijë të tjera për babanë dhe 170 mijë euro pëpr vëllezërit dhe motrat e Tanzi.