Lufta në Ukrainë, të korrat e grurit pritet të bien në mënyrë drastike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Prill 2022, 13:02
Sindikata ukrainase UGA pret një rënie drastike në të korrat dhe eksportet e drithit këtë vit për shkak të luftës.
Të korrat e grurit, për shembull, mund të bien me pothuajse 45 për qind në 18.2 milionë tonë, dhe eksportet e grurit pritet të arrijnë në dhjetë milionë tonë.
Shumë vende e marrin grurin nga Ukraina. Ekziston frika për mungesën e ushqimit si pasojë e pushtimit rus .
Në të njëjtën kohë, çmimet e grurit janë rritur në të gjithë botën. Ukraina, nga ana tjetër, varet nga të ardhurat nga biznesi i eksportit.
Eksportet e tyre të drithit janë një gur themeli i ekonomisë lokale.
