I vonoi ushqimin, 29-vjeçari plagos me armë zjarri kuzhinierin, pamje nga ngjarja



Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Pescara-s të Italisë, ku një burrë ka qëlluar me armë zjarri kuzhinierin, pasi ky i fundit i ka shërbyer me vonesë ushqimin.

Mediat italiane, bëjnë me dije se ka qenë 29-vjeçar nga Abruzzo, i cili ka qëlluar drejt 23-vjeçarit, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Mësohet se ky i fundit ka marrë plagë në qafë e në gjoks, ndërkohë që i është nënshtruar dhe një operacioni.

E gjithë ngjarja është kapur nga kamerat e sigurisë. 29-vjeçari, është nxehur nga kuzhinieri, në restorantin Piazza Salotto, pasi i ishte vonuar shërbimi. Ndërkohë 23 vjeçari me origjinë domenikane tentoi të qetësonte klientin. 

Por ky fillimisht e goditi me grusht, më pas i nxori armën dhe ia drejtoi. I riu u fsheh poshtë banakut, por 29-vjeçari nuk është ndalur, ku dhe siç shihet në video e qëllon nga lart ndërsa ai është i shtrirë në tokë.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë agjentët e Policisë Rrugore, të cilët, gjetën dhe konfiskuan një pistoletë gjysmë automatike.

Gjithçka ndodhi rreth orës 14:00 brenda klubit në pak sekonda. 

Sulmuesi, sipas informacioneve të dhëna nga sipërmarrësi, ka qenë duke drekuar jashtë lokalit, ai nuk ishte klient i rregullt

 "Unë vetëm shpresoj që djali të shërohet . Aty është edhe një punonjës tjetër, i cili është përpjekur të qetësojë sulmuesin. Ai është mirë, por është i tronditur”.- ka thënë administratori i lokalit.

Ndërkohë 29-vjeçari është gjetur dhe është arrestuar nga autoritetet.