“Do t’i çoj për veshi te SPAK-u” Rama: Nuk më beson kush kur them se ma bënë pas krahëve!

Nga kongresi i PS-së në Pallatin e Kongreseve kryeministri Edi Rama u shpreh se si i gjatë nuk e besojnë kur thotë se ata që kanë bërë t ë pista në PS ia kanë futur pas krahëve.

Rama tha se ai i zgjedh kryebashkiakët dhe ministrat në emër të PS-së dhe se do të vijë dita që ata që shkelin ligjin do t’i çojë vetë për veshi te SPAK-i.

Rama: Nuk na mban ai i gjati? Të gjatit nuk ia beson njeri kur thotë se ma bënë pas krahëve. Kjo është e vërtetë, por kush e beson, se dukesh edhe dy metra si hajvan. I kalojnë këtu poshtë. Mos u çuditni që të më shihni ndonjë ditë më ndonjërin me këta përveshi te SPAK-u. Unë i zgjedh edhe ministrat edhe kryebashkiakët, jo në emrin tim, edhe deputetët. I zgjedhim në emër të PS-së dhe votuesve. Në të gjitha parlamentet e botës deputetët janë shprehje e komuniteteve dhe nuk flasin të gjithë deputetët e shqyhen për oratori, por ama flasin në territor me njerëzit.

Ata që nuk flasin në kuvend, shkojnë dhe i rrinë dikujt te koka e spital apo që u thonë se kanë fëmijët sëmurë. Ne nuk i zgjedhim që t’i mbrojmë ne, por që të mbrojnë zgjedhësin, partinë, madje edhe mua, e ta mendojnë edhe atë skenën e Guliverit që e lidhin lilipunët dhe i kërkojnë llogari sepse duna të bëjnë filma me kaubojs që i kanë parë kur kanë qenë të vegjël.