Kamera për krime dhe mbeturina, Lezha e Shëngjini nën vëzhgim 24 orësh, projekti 15 mln lekë
Nisur nga rritja e kriminalitetit në qarkun e Lezhës, Kjo bashki ka marrë vendim që të pajisë qytetet e Lezhës dhe Shëngjinit me kamera 24 orësh-e. Një tjetër arsye për vendosjen e kamerave është edhe menaxhimi i mbetjeve sipas kreut të bashkisë së Lezhës.
Lezha konsiderohet një ndër qarqet më problematike sa i përket krimit të organizuar.
2219 vepra penale janë shënuar në qark gjatë vitit 2021, ndërsa mes tyre janë edhe 4 vrasje të rënda.
Nisur nga kriminaliteti i Lartë Qytetet e Lezhës dhe Shëngjinit do të monitorohen me kamera sigurie, përgjatë 24 orëve.
Projekti i cili kap vlerën e 15 milionë lekëve të reja tanimë është gati, dhe investimi do të realizohet brenda këtij viti.
Konfirmimi ka ardhur nga Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu sipas të cilit kamerat do vendosen në kryqëzimet kryesore ndërsa do të jenë të lidhura me Drejtorinë e Policisë.
Pjerin Ndreu: Do të jenë të lidhura me sallën operative të policisë, do të synojnë kryqëzimet kryesisht, hyrje dhe daljet, por në rrugë jemi dakordësuar që të jenë tek pjesa e koshave të mbeturinave. Me vendosjen e kamerave ne do të vendosim një standard sikur e ka gjithë bota, është alarmante që ka një vështirësi shumë të madhe për të edukuar njerëzit në qytet.
Veç zbulimit të ngjarjeve kriminale një tjetër arsye e vendosjes së kamerave sipas kryebashkiakut është edhe menaxhimi i mbetjeve, duke parë të gjithë qytetarët që hedhin mbeturina në rrugë.

