Presidenti i ri? PS ende pa emra, Bushka: Do preferoja një figurë jo shumë politike
Kongresi i PS po mban punimet jashtë Pallatit të Kongreseve prej orës 9:30 me panele diskutimi për tema të ndryshme.
Klotilda Bushka në një intervistë për Ora News me gazetaren Fjorela Beleshi tha se ky format diskutim është një mesash për qytetarët se PS është e hapur për ta.
Sa i takon Presidentit të ri duket se jemi ende larg emrave konkretë, por Bushka tha se personalisht do preferonte një figurë jo shumë politike.
Show force ndaj opozitës?
Bushka: Nuk është show Force, ajo është në proceset zgjedhore. PS u bënë disa zgjedhje që e ka treguar forcën reale. Nuk kemi nevojë të stisim aktivitete për të treguar forcën, forcën e kemi reale dhe të dukshme tashmë. Panelet e hapura për publikun është një mesazh që PS është e hapur për të gjithë qytetarët.
PS-ja do të shkarkojë kryetarët në 61 degët e saj në vend dhe do të bëjë rizgjedhjen e tyre sipas rregullave të reja.
Bushka: Kryetarët e partisë së bashkive kanë një mandat, nuk janë të përjetshëm. Edhe ky mandat është i tillë që ka ardhur koha për të ndryshuar. Ndryshimet në statut parashikojnë që ne do të bëjmë zgjedhjet e kryetarëve të rinj të bashkive. I vetmi ndryshim është se do tu mbarojë mandati në një kohë të gjithëve.
Do garojnë sërish?
Bushka: Do vendoset në librin e rregullave.
Shtimi i Sekretariateve
Bushka: Kemi menduar të shtojmë dy sekretarë, një vendim i mirë në gjykimin tim. Për çështje që nuk kemi pasur persona të dedikuar.
Propozim për President?
Bushka: Jo ende. Kemi mandatuar një grup prej tre kolehgësh, Gjiknuri Balla dhe Spiropali. Do donim një figurë që mishëron unitetin e popullit, ka besueshmëri dhe i jep mundësi për përfaqësim gjithë popullit. Do ishte e preferueshme një figurë jo shumë e identifikueshme politike.
Berisha në negociata?
Bushka: Grupet parlamentare bëjnë diskutime me grupet parlamentare. Sa kohë që grupi i opozitës ka kreun e vet do diskutohet me të. Se çfarë konfliktesh kanë partitë jashtë kuvendit nuk duhen transferuar në Kuvend.
Nëse nuk arrihen 84 vota në tre raunde
Bushka: Ligji e parashikon, ne do donim një konsensus të gjerë.
