Ukrainasit hakmerren ndaj rusëve, vrasin ushtarët e Putin, u lidhin duart e i lënë në rrugë

Një video e rëndë publikuar nga mediat e huaja, tregon ushtarët ukrainas, duke vrarë ushtarët rusë.

Siç duket në video ato u kanë lidhur duart, i kanë vrarë dhe i kanë lënë në rrugë, pamje të cilat ngjajnë me ato të qytetit Bucha, ku rusët kishin vrarë civilët ukrainas dhe i kishin lënë  të shtrirë në rrugë. Videoja, tregon trupat ukrainase duke kryer vrasjet, në një fshat në perëndim të Kievit.  

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Duket se janë të paktën tre ushtarë rusë të vdekur të shtrirë në tokë.

Videoja është bërë në një rrugë në veri të Dmytrivka, rreth shtatë milje në jugperëndim të Bucha.