Hapet papritmas toka, ‘përpin’ punonjësin e Bashkisë
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Greqi, ku pa pritmas është hapur toka.
Si pasojë, toka ka ‘përpirë’ një punonjës të bashkisë, i cili ndodhej pikërisht aty.
Mediat vendase bëjnë me dije se një punonjës i departamentit të pastrimit të bashkisë Pavlos Mela është transportuar në Spitalin Papageorgiou në Selanik, pasi pllakat e trotuarit u shembën në oborrin e përparmë të pallatit, në kryqëzimin e rrugëve Filota 14 dhe Hani Gravias, në Ano Ilioupoli.
Mësohet se gropa e cila është hapur ishte, rreth 2 metra e thellë. Punëtori si pasojë e rënies ka mbetur i plagosur dhe ka pësuar frakturë në këmbë.

Ndërkohë departamenti i Ndërhyrjes së Përditshme dhe të Menjëhershme të Bashkisë Pavlos Mela në bashkëpunim me EYATH, pas një autopsie të menjëhershme, po hetojnë shkakun që shkaktoi tërheqjen e tokës dhe do të vijojë rivendosja e problemi
