Macron drejt mandatit të dytë
Katër sondazhet më të fundit e nxjerrin presidentin Emmanuel Macron dhe partinë e tij liberale fituese të zgjedhjeve presidenciale të cilat fillojnë të dielën.
Në raundin e parë, të 10 prillit, sipas sondazhet do të ketë 27% të francezëve, ndërsa kundërshtarja e tij disa vjeçare nga e djathta ekstreme Marine Le Pen parashikohet të marrë 23% të votave.
Nëse rezultatet dalin kështu, në raundin e dytë të zgjedhjeve në 24 prill, Macron pritet të marrë afro 53% të votave, ndërsa Le Pen pjesën tjetër.
Por përsëri tre ditë përpara hapjes së qendrave të votimit, presidencialet franceze duken të pasigurta dhe disi të çuditshme nga ngjarjet e fundit.
Fushata zgjedhore e kandidatëve u la në hije së pari nga pandemia COVID-19 dhe më pas si pasojë e luftës në Ukrainë.
Megjithatë pasiguritë dhe hendeku për të votuar këtë vit pritet t’ia kalojë atij të 2017 duke u rritur deri në 28% si pasojë e abstenimit të të rinjve dhe klasës punëtore
Në javët e fundit ka marrë një epërsi në sondazhe kandidati i së majtës ekstreme, Jean-Luc Melanson i cili është rritur në 16%.
Sondazhet tregojnë për një rënie të kandidatit të së djathtës ekstreme Eric Zemmour, i cili gati ia kaloi Marine Le Pen në sondazhet e mëparshme.
Megjithatë dy kandidatët e së djathtës ekstreme të cilët kanë kontestuar politikisht njëri tjetrin mund të marrin rreth 32% të votave në raundin e parë të zgjedhjeve, e cila mund të ofrojë surpriza sa i përket raundit të dytë.
