Bisedime paqeje mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, BE-ja ndërmjetëson marrëveshje
Bashkimi Evropian ka ndërmjetësuar një marrëveshje mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për menaxhimin e përbashkët të kufirit në Nagorni – Karabakh. Më herët rajoni u përfshi nga një luftë e ashpër, teksa tensionet ende vijojnë.
Armenia dhe Azerbajxhani kanë rënë dakord të nisin bisedimet e paqes mbi territorin e diskutuar të Nagorno-Karabakh.
Gjithashtu është rëndë dakord që me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian të ketë një komision dypalësh kufitar deri në fund të prillit.
Udhëheqësit e Armenisë dhe Azerbajxhanit "udhëzuan ministrat e tyre të jashtëm që të fillonin përgatitjet për bisedimet e paqes", njoftuan ministritë përkatëse.
Ky samit vjen pas luftimeve të ashpra që u kryen dy vjet më parë, më 2020-ën në këtë rajon. Si pasojë e luftimeve, mbi 250 mijë njerëz janë zhvendosur nga ky rajon.
Bashkimi Evropian ka mundur që t’i ulë në tryezë palët dhe të negociojnë një marrëveshjeje paqeje mbi territorin e shumëdiskutuar të Nagorni Karabakut.
Tensionet kanë vluar midis dy ish-republikave sovjetike që në vitet '90. Nagorno-Karabakhu është territor kufitar i vendosur midis dy vendeve dhe e pretendojnë që të dy shtetet.
Në luftën e vitit 1991, forcat e Armenisë pushtuan Nagorno-Karabakun, që përbëhej në shumicë nga armenë etnikë, por që ishte e njohur ndërkombëtarisht se i përkiste Azerbajxhanit.
Luftimet zgjatën katër vjet dhe përfunduan vetëm pas ndërhyrjes së Rusisë. Rreth 30,000 njerëz humbën jetën.
Edhe pse u nënshkrua një marrëveshje paqeje në 2008-ën rajoni ka pasur konflikte në çdo kohë.
Në vitin 2020, azerët ndërhynë me ushtri për të marrë atë territor që e cilësonin të pushtuar nga Armenia. Pati luftime të ashpra, teksa forcat azere arritën ta marrin përsëri rajonin.
Konflikti përfundoi zyrtarisht në nëntor të 2020-2ë ku Armenia me një marrëveshje paqeje hoqi dorë nga kontrolli i rajonit dhe ndërhynë paqeruajtësit rusë. Në fazën e re të bisedimeve, për të lehtësuar komunikimin dhe marrëveshjet ndërshtetërore, ka ndërhyrë edhe Bashkimi Evropian.

