Shërbimi sekret gjerman: Masakra në Bucha të Ukrainës është kryer nga forcat ruse
Gjermanët kanë njoftuar se kanë fakte për të vërtetuar se masakrat në Ukrainë janë kryer nga pala ruse. “Der Spiegel” ka shkruar se BND-ja ka kapur biseda në radio mes ushtarakëve që vërtetojnë dyshimet se janë rusët që kanë kryer masakrën në Bucha.
Revista prestigjoze gjermane “Der Spiegel” ka shkruar këtë të enjte se shërbimi sekret gjerman BND ka informacione të sakta se krimet ndaj civilëve në Ukrainë janë kryer nga pala ruse.
Agjencia gjermane e inteligjencës BND ka përgjuar komunikimet mes ushtarëve rusë që dëshmojnë se forcat ruse qëllimisht synonin civilët në Ukrainë.
Ka qenë ky pretendimi i medias gjermane “Der Spiegel”. Ndërkohë, BND-ja ka informuar komisionin e posaçëm parlamentar këtë javë në lidhje me gjetjet.
Shërbimet gjermane kanë paraqitur para deputetëve gjermanë mesazhe radio ku ushtarët rusë dhe mercenarët flisnin për vrasjen e civilëve në Bucha.
Në një nga regjistrimet, sipas “Der Spiegel”, një burrë flet dhe thotë se “Së pari pyetni civilët, pastaj vritini", dhe në një bisedë tjetër të përgjuar një ushtar i tregon shokut të tij se si qëlluan mbi një person që po ecte me biçikletë.
Sipas shërbimit sekret gjerman mercenarët rusë, përfshirë ata nga grupi ushtarak Wagner, ishin të përfshirë në mizoritë e fundit në Ukrainë.
Rusia i ka hedhur poshtë vazhdimisht akuzat duke argumentuar se imazhet që shkaktuan zemërim global u inskenuan pasi forcat ruse u tërhoqën nga qyteti.
Por nuk ndajnë të njëjtin mendim shërbimet sekrete gjermane, teksa amerikanët thonë se kjo nuk është tërheqje ruse, por rigrupim. Amerikanët ndërkohë e kanë akuzuar Rusinë për krime lufte në Ukrainë, akuzë të cilën e ka mbështetur edhe Bashkimi Evropian.
Macron drejt mandatit të dytë
7 Prill, 14:06
Pamjet e ardhura nga Bucha dhe qytete të tjera prej nga u larguan forcat ruse tronditën botën, teksa flitet për përdhunime, vrasje dhe djegie kufomash.
Më shumë se 4.3 milionë ukrainas janë larguar nga vendi i tyre deri më tani si pasojë e luftës.

