"Putin lahet në gjakun e brirëve të drerit", çfarë shkruajnë mediet për shëndetin e Presidentit mes pretendimeve se vuan nga kanceri

Vladimir Putin lahet në gjakun e drerëve të nxjerrë nga brirët e tyre në mënyrë të dhimbshme. Ai shoqërohet "vazhdimisht" nga një mjek i specializuar për kancerin e tiroides, thonë raportet.

Presidenti rus u njoh me ilaçin e pazakontë nga ministri i tanishëm i mbrojtjes Sergei Shoigu dhe me sa duket u kënaq në një "vaskë që përmban një ekstrakt aromatik nga brirët e drerit të mbushur me gjak" në mesin e viteve 2000.

Ndërsa nuk ka asnjë provë konkrete që brirët e drerit Altai, vendas në Siberi ndihmojnë në përtëritjen e trupit. Pavarësisht kësaj, Putin është një fans i kësaj teorie dhe shpalli luftë teksa ai vuante nga probleme shëndetësore të cilat i ka mbajtur të fshehura nga populli rus.

Raportet vijnë nga media investigative "Proekt."

Raporti shtoi se Presidenti nuk është i vetmi adhurues i trajtimeve të bazuara në gjakun e kafshëve. Një ish-zyrtar tha se emra të mëdhenj në rrethin elitar të Kremlinit duke përfshirë kryetarin e bahskisë së Moskës Sergei Sobyanin dhe kreun e Gazprom Alexey Miller, kanë përdorur gjithashtu të njëjtin trajtim.

Larja në gjakun e brirëve të prerë si dhe pirja e tij mendohet të jetë një traditë shekullore në Rusi dhe thuhet se ekziston edhe në Kinë e Kore, sipas Siberian Times.

Përfitimet e supozuara të procedurës janë një mori, nga "ndryshimi i moshës" për gratë dhe rritja e "epshit dhe performancës seksuale për burrat" shton botimi, raporton Daily Mail.