Itali, mbesa bën foto me arkivolin e gjyshes dhe e hedh në Facebook, plas sherri në varrim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Prill 2022, 17:01
Një adoleshente italiane bëri foton gjyshes së saj në arkivolin brenda morgut të spitalit Pesaro dhe e publikoi imazhin në Facebook.
Por imazhin e postuar në rrjetin social ka vënë re dikush nga familjarët dhe mes të afërmve brenda morgut ka pasur një sherr.
Shumica i kërkuan mbesës që ta hiqte foton nga rrjetet sociale.
Ekonomi-politike prej lecke
7 Prill, 16:17
Madje është dashur edhe ndërhyrja e policisë pasi kërkesa për heqjen e imazhit ka përshkallëzuar në ulërima dhe sherr në morg.
Kështu, ardhja e policisë për qetësimin e situatës lejoi kremtimin e varrimit të moshuarës.
E raja u justifikua duke thënë se ndarja me ndjekësit e saj ishte një mënyrë për të gjetur ngushëllim në momente zie.

