Europa dëboi 200 diplomatë rusë, Moska thotë se do kundërpërgjigjet
Krahas luftës në terren që po zhvillohet në Ukrainë, Evropa është duke zhvilluar një betejë të fortë me sanskione ekonomike dhe diplomatike ndaj Rusisë.
Së fundmi është Austria anëtari i fundit i BE-së që do të dëbojë katër diplomatë rusë. Ministria e Jashtme austriake ka njoftuar se katër diplomatëve rusë u është kërkuar të largohen për shkak të veprimeve të tyre të papajtueshme me statusin e tyre diplomatic. Ndryshe nga vende të tjera të BE-së, si Franca, Italia dhe Gjermania, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme austriake nuk tha se masa ishte për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Rusia dhe krimeve të dyshuara të kryera nga pala ruse mbi civilët.
Shumë vende të BE-së kanë urdhëruar largimin e diplomatëve rusë këtë javë teksa pati revolt botërore pas mizorive që u bënë publike këtë janë në Bucha dhe që supozohet i kanë bërë rusët, rast të cilin ata e kanë mohuar.
Deri më tani janë rreth 206 diplomatë rusë dhe personel ambasadash që u është kërkuar të largohen dhe nuk janë të mirëpritur të qëndrojnë në Itali, Francë, Gjermani dhe gjetkë në Evropë. Në shumë raste autoritetet e vendeve përkatëse kanë thënë në motivin e kërkesës për largim se
"Kjo ndodh sepse diplomatët nuk po ndjekin Konventën e Vjenës dhe po ndërmarrin operacione të paligjshme të mbledhjes së inteligjencës,".
Për rastin ka reaguar edhe Moska. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova ka njoftuar se edhe Moska do të marrë "masat e duhura" për këto raste.
Edhe zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i kritikoi këto dëbime masive.
"Kufizimi i mundësive për komunikim diplomatik dhe punë diplomatike në kushte kaq të vështira të paprecedenta është një hap dritëshkurtër," tha Peskov.
Ndërkohë, një deklaratë e fortë ka ardhur nga britanikët. Liz Truss, ministrja e Jashtme britanike, ka bërë thirrje për një kthim në diplomacinë e epokës së Luftës së Ftohtë, duke deklaruar se epoka e angazhimit me Rusinë ka përfunduar dhe se një marrëveshje ku NATO dhe Moska nuk e konsiderojnë njëra-tjetrën si kundërshtare ka vdekur.
