Mediat greke: Serbia strehë për kompanitë ruse të prekura nga sanksionet e luftës

 

Serbia është një strehë për shumë kompani ruse të prekura nga sanksionet e vendosura ndaj Rusisë për sulmin e saj në Ukrainë

Sipas shifrave zyrtare nga Zyra e Regjistrimit të Biznesit (APR), 288 kompani me pronësi ruse u krijuan në Serbi muajin e kaluar. 

Bëhet fjalë kryesisht për ndërmarrje të vogla dhe të mesme që janë aktive në fushën e shërbimeve dhe kryesisht të IT-së dhe që kanë pasur marrëdhënie biznesi me vendet perëndimore. 

Mediat greke, shkruajnë se ”Fakti që Serbia nuk i ka ndërprerë marrëdhëniet me Rusinë, nuk ka vendosur sanksione, ndaj Rusisë, ndërkohë nga ana tjetër ka komunikime me Perëndimin, e ka bërë për faktin se ka vendosur në vend kompani ruse, theksojnë analistët ndërsa shtojnë se kjo mund të jetë në favor të ekonomisë Serbe”

Analistët, megjithatë, parashikojnë se do të shfaqen probleme në marrëdhëniet e Serbisë me vendet perëndimore dhe veçanërisht me Bashkimin Evropian. 

Redaktori financiar i Danas, Miat Laketic, thotë se do të ketë reagime në Bruksel nëse kompanitë ruse përpiqen të anashkalojnë sanksionet perëndimore duke zhvendosur operacionet e tyre në Serbi. 

“Serbia duket se po përpiqet të marrë përfitime ekonomike duke mos dënuar agresionin rus. Kjo patjetër do ta largojë Serbinë nga Bashkimi Evropian," tha Laketic. 

Aktualisht në Serbi operojnë 876 kompani të vogla dhe të mesme ruse. Gjithashtu aktive në sektorin e energjisë janë GazpromNeft, i cili zotëron shumicën e aksioneve në kompaninë më të madhe të naftës të Serbisë "NIS", kompania e importit dhe shpërndarjes së gazit YugoRosgas dhe kompania e naftës Lukoil.