Borrell para takimit me ministrat e Jashtëm të NATO-s: Raundi i pestë i sanksioneve do të arrihet deri të premten

Kryediplomati i BE-së, është shprehur se raundi i pestë i sanksioneve të bllokut kundër Rusisë do të arrihet të enjten (sot 7 prill) ose të premten.

Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, tha se blloku ende po shikon "listën e njerëzve dhe sektorëve të prekur", por shpreson se do të bien dakord për masat përfundimtare sot pasdite ose nesër.

Borrell foli për gazetarët para takimit me ministrat e Jashtëm të NATO-s në Bruksel ditën e sotme.

Të martën,blloku njoftoi planet e propozuara për një paketë sanksionesh me 5 shtylla, duke përfshirë një ndalim të importeve të qymyrit rus dhe një ndalim të plotë të transaksioneve në katër banka kryesore ryse.

Një embargo e mundshme ndaj naftës ruse “do të diskutohet të hënën” në Këshillin e Punëve të Jashtme të BE-së, tha Borrell.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen i tha Parlamentit Evropian të mërkurën se paketa e pestë "nuk do të jenë sanksionet e fundit".

"Po, ne tani e kemi ndaluar qymyrin por duhet të shqyrtojmë naftën", tha ajo, shkruan CNN.