Gjyshja ukrainase humbi një këmbë, një sy dhe disa gishta, por jo shpirtin e saj

Granatimet ruse "copëtuan" trupin e një gjysheje ukrainase.

Antonina Budnyk, 60 vjeç, humbi një këmbë, një sy, disa gisht,  por jo shpirtin e saj.

E shtrirë në një shtrat spitali në qytetin verior të Chernihiv, ajo tha: Mendoj se do të jem mirë. Do të jem sërish e shëndetshme. Do të kërcej, dhe Ukraina do të jetë vendi më i mirë.

Ajo është një nga qindra personat e plagosur pasi tanket ruse u përpoqën por nuk mundën ta kapnin këtë qytet, i cili ndodhet afër kufirit me Rusinë dhe Bjellorusinë.

Qyteti pësoi javë të tëra bombardimesh të rënda përpara se forcat ruse të tërhiqeshin disa ditë më parë.

Banorët kishin shanse të pakta për të shpëtuar. Chernihiv është qyteti më i madh ukrainas që u çlirua pasi u rrethua.

Banorët shpresojnë se luftimet nuk do të kthehen, shkruan Sky News.