Zelensky: Nafta ruse duhet të sanksionohet plotësisht, Rusia po fiton nga eksportet

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka përshëndetur valën e fundit të sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë, por i ka cilësuar ato të pamjaftueshme.

Në fjalimin e tij të fundit Zelensky i bëri thirrje perëndimit të shkojë me tej dhe të bojkotojë përdorimin e naftës ruse.

Ai thotë se dështimi për të rënë dakord mbi një embargo po i kushton jetë njerëzve ukrainas.

Rusia është prodhuesi i tretë më i madh i naftës në botë dhe më shumë se gjysma e eksporteve të saj shkojnë në Evropë.

Importet ruse përbëjnë 8% të kërkesës totale të naftës në Mbretërinë e Bashkuar dhe 3% në SHBA.

Zelensky thotë se Kremlini po fiton aq shumë nga eksportet e naftës sa nuk ndjen nevojën për t'i marrë seriozisht negociatat e paqes.

Ai shton se do të vazhdojë të këmbëngulë që bankat ruse duhet të shkëputen tërësisht nga sistemi financiar ndërkombëtar, shkruan BBC.