Ministri i Jashtëm i Ukrainës ka vetëm një thirrje për NATO-n: Armë! Armë!
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmitro Kuleba i ka bërë thirrje NATO-s për armë.
Kryediplomati shton se nëse Aleanca nuk i ofron ndihmë ushtarake Ukrainës, fitorja ndaj Rusisë do të jetë shumë e vështirë.
Agjenda ime është shumë e thjeshtë. Ajo përmban vetëm tri gjëra. Armë, armë dhe armë. Ne kemi besim se mënyra më e mirë për të ndihmuar Ukrainën tani është të na sigurojnë gjithçka kemi nevojë për të kontrolluar Putin dhe për të mposhtur ushtrinë ruse.
Ministri Kuleba ndodhet në Bruksel për të zhvilluar takime me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.
Ukraina po i kërkon perëndimit më shumë furnizime me armë, duke përfshirë sistemet mbrojtëse ajrore, artileritë, tanket, avionët e anti-ajrorët, ndërsa ofensiva ruse është përqendruar në lindje të vendit, në rajonin e Donbasit.
Shefi i NATO-s Stoltenberg tha se ishte i sigurt se aleatët do të adresonin nevojën për më shumë sisteme mbrojtëse ajrore, armë anti-tank, armë të lehta e të rënda dhe lloje të ndryshme mbështetjeje për Ukrainën.
Shtetet anëtare janë të ndara lidhur me dërgimin e armëve në Ukrainë.
SHBA-të janë duke siguruar ndihma miliona dollarëshe ushtarake për Ukrainën, si edhe shtete të tjera si Polonia, Gjermania e Britania e Madhe.
Ndërsa Hungaria ka qenë më e tërhequr sa i përket dërgimit të armëve, duke ruajtur neutralitetin, sidomos pas fitores së mandatit të katërt nga kryeministri Viktor Orban.
Met with Secretary General @jensstoltenberg at NATO HQ in Brussels. I came here today to discuss three most important things: weapons, weapons, and weapons. Ukraine’s urgent needs, the sustainability of supplies, and long-term solutions which will help Ukraine to prevail. pic.twitter.com/247GdqdPwj
— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) April 7, 2022
