Foto/ Tanket çeke ngarkohen mbi trena, thuhet se po shkojnë në Ukrainë
Fotot e pajisjeve ushtarake mbi tren në një stacion në qytetin çek të Jihlava janë raportuar në mediet lokale dhe thuhet se janë nisur drejt Ukrainës.
Ministrja e Mbrojtjes Jana Cernochova tha të martën se Republika Çeke po dërgonte "pajisje ushtarake thelbësore" në Ukrainë.
Para takimit me ministrat e jashtëm të NATO-s të cilët u mblodhën në Bruksel për bisedime mbi konfliktin, sekretari i përgjithshëm i aleancës së sigurisë, Jens Stoltenberg nuk pranoi të hynte në detaje se çfarë lloj armësh po i ofronin aleatët Ukrainës.
Megjithatë, Stoltenberg tha se ajo që po bëjnë vendet e NATO-s është "e rëndësishme" dhe gjithashtu përfshin sigurimin e "disa sistemeve më të rënda të kombinuara me sisteme më të lehta".
Republika Çeke - e cila si pjesë e Çekosllovakisë ishte në Paktin e Varshavës dhe aleate me Bashkimin Sovjetik - u bashkua me NATO-n në 1999.
Tanket thuhet se janë të prodhimit sovjetik ose rus.

