Makinat përplasen me njëra-tjetrën në Fier, njëra përfundon mbi shtyllën e ndriçimit

Dy makina janë përplasur ditën e sotme, 7 prill pranë drejtorisë së patentave në Fier.

Nga përplasja  njëri prej automjeteve devijoi rrugën dhe është përplasur me shtyllën e ndriçimit.

Mësohet se në njërën makinë ka pasur dhe fëmijë, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Për shkak të aksidentit është krijuar radhë në trafik në këtë aks rrugor.