Klosi: Mes lëshimit të territoreve apo shkatërrimit si shtet, Ukraina do të zgjedhë të parën
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Fatos Klosi, ish-kreu i SHIK-ut u shpreh se Rusia dhe Ukraina janë në një situatë të vështirë.
Ai tha se mes dy të këqija; Ukraina që të lëshojë territore dhe të shkatërrohet si shtetet, Ukraina do të zgjedhë të parën.
Klosi: Të dyja palët janë në një situatë të vështirë. Ukrainës po i humbin njerëzit dhe po i shkatërrohen qytete të tjera. Nëse zgjat lufta do të prishen qytete të tëra dhe do të jetë akoma më keq, edhe për Putinin akoma më keq sepse po i vriten djemtë në Ukrainë.
Kjo do të bëjë që të dyja palët të bien dakord. Në fakt problemi sot është që palët janë shumë larg dhe neutraliteti i Ukrainës është një çështje që zgjidhet. Mes dy të këqija; Ukraina që të lëshojë territore dhe të shkatërrohet si shtet, unë mendoj se do të zgjedhin të parën.

