Jauri: Ukraina sot më shumë se kurrë ka nevojë për armatim, Rusia po sulmon edhe NATO-n
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Ermal Jauri, “G. Marshall Center Albania” u shpreh se Ukraina sot më shumë se kurrë ka nevojë për armatim dhe asistencë.
Sipas tij, kërcënimi rus nuk është vetëm ndaj Ukrainës, por ndaj NATO-s sepse nuk ka dashur që NATO të zgjerohet në kufijtë e saj.
Jauri: Ukraina sot më shumë se kurrë ka nevojë për armatim dhe asistencë. Në një situatë luftë nuk mund të analizohet nëse ka qenë në nivelin e duhur sepse ka nevojë për armatim. Mendoj se armët janë dhënë nga SHBA-ja dhe NATO dhe ka qenë një ndër faktorët kryesor të suksesit të tyre.
Mendoj se kërcënimi rus nuk është vetëm ndaj Ukrainës, por ndaj NATO-s. Rusia me aktet e saj nuk bën gjë tjetër duke i shpallur kërcënim NATO-s. Rusia nuk ka dashur që NATO të zgjerohet në kufijtë e saj dhe një histori të tillë edhe kemi parë edhe në vende të tjera.

