Ngjela: Putini ka ndryshuar retorikën, do të fitojë territore ukrainase dhe të lëshojë Kosovën
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Spartak Ngjela, Avokat u shpreh se Putini është tërhequr nga presioni anti-Kosovë.
Sipas tij, ai mund të ketë në planin e tij të humbjes dhe negociatave do të kërkojë disa rajone në Ukrainë kundrejt Kosovës.
Ngjela: Pres që Putini, nga ajo që pash këto ditë, është tërhequr nga presioni anti-Kosovë. Mund ta ketë si kartë në bisedimet e disfatës. Amerika do t’i lejojë disa rajone si Donbasku dhe të zgjidhë problemin e Kosovës përfundimisht.
Unë kam vënë re se Putini është në tërheqje ndaj Kosovës dhe e ka ndryshuar retorikën sepse e ndjen që mund të shkojë vetë në humbje dhe do të fitojë diçka në politikë. Mendja më shkon se Amerika është shumë e ndejshme dhe ai mund të thotë se do këtë barazim. Pse e ka hequr retorikën ndaj Kosovës kur Serbia është partnerja më e flaktë? Sepse kështu ka rrjedhur historia me shkëmbim territoresh.

